Kushtet dhe Termet
Pagesa:
- Pagesa bëhet pas marrjes së produkteve, direkt te kompania e transportit.
- Pagesat pranohen në euro, lekë (për dërgesa në Shqipëri) ose denarë maqedonas (për dërgesa në Maqedoni).
- Kurset e këmbimit mund të ndryshojnë pak në bazë të tarifave të kompanisë së dërgesës. Na kontaktoni për informata mbi kursin momental.
Dorëzimi:
- Kohët e parashikuara të dërgesës:
Kosovë: 1–2 ditë
Shqipëri dhe Maqedoni: 2–5 ditë
- Artikujt e paraporositur mund të kenë vonesa shtesë për shkak të dërgesave ndërkombëtare. Kohët e parashikuara të dërgesës do të jepen në faqen e produktit por janë vetëm parashikime dhe dërgesat e produkteve të tilla mund të vonohen më gjatë.
Kthimet dhe Shkëmbimet:
- Klientët mund të hapin dhe të inspektojnë produktet para pagesës. Nëse nuk janë të kënaqur, ata mund t'i kthejnë artikujt pa pagesë, duke përfshirë tarifat e dërgesës.
- Pas pagesës, kthimet nuk pranohen, por shkëmbimet e madhësisë janë të mundshme. Klientët duhet të mbulojnë tarifën e transportit për shkëmbimet e madhësisë.
Për çdo pyetje, mos ngurroni të kontaktoni ekipin tonë të mbështetjes. Faleminderit që na keni zgjedhur!