Ask a question
Open this form from a product page to ask about that item.
Porositë mund të bëhen direkt në faqen tonë — kështu produkti rezervohet automatikisht dhe mund të porosisni në çdo kohë. Alternativisht, pranojmë porosi edhe me mesazh privat; në këtë rast na duhen emri, produkti dhe masa, adresa dhe numri i telefonit. Përpiqemi ta mbajmë stokun në faqe të përditësuar, por mund të ndodhin diskrepanca — nëse produkti i porositur nuk është fizikisht i disponueshëm, do t'ju njoftojmë. Porositë nga faqja preferohen pasi shmangin vonesat ose gabimet e mundshme në regjistrimin e porosisë; mesazhet në Instagram mund të humbasin për shkak të vëllimit të lartë.
Po, të gjitha produktet janë të njëjta me ato të përdorura në foto. Për shkak të dallimeve në ekrane, kamera dhe dritë, mund të ketë nuanca të lehta në ngjyra, dhe ndonjëherë materiali nuk shfaqet plotësisht qartë në foto. Është përgjegjësi e blerësit ta shikojë produktin para se të bëjë pagesën, si dhe ta inspektojë për ndonjë dëmtim që mund të ketë ndodhur gjatë transportit. Reklamimet pas pagesës nuk pranohen, përveç rasteve kur ka dëmtim të qartë nga fabrika ose dallim midis produktit të reklamuar dhe atij të dërguar.
Jo, ne jemi rishitës (resellers) — nuk prodhojmë produkte me porosi dhe nuk bëjmë asnjë lloj përshtatjeje apo ndryshimi në produkte.
Të gjitha produktet janë në sasi të limituara dhe janë edicione të kufizuara. Disa produkte mund të porositen paraprakisht (pre-order), por si rezultat marrin më shumë kohë për të mbërritur, siç tregohet në faqe.
Na kontaktoni përmes faqes, me email, ose me mesazh privat në Instagram apo Facebook. Ekipi ynë përgjigjet sa më shpejt të jetë e mundur, në varësi të kohës që kërkon përgjigjja. Nëse nuk merrni përgjigje brenda një dite pune, provoni të na kontaktoni përsëri ose përmes një kanali tjetër — është e mundur që mesazhi juaj të ketë shkuar në spam dhe të mos e kemi vënë re.
Transporti në Kosovë🇽🇰 kushton 2.5 euro. Transporti në Shqipëri🇦🇱 dhe Maqedoninë e Veriut🇲🇰 kushton 5 euro. Për të gjitha porositë mbi 49.9 euro transporti është falas. Kompania e postës faturon për çdo udhëtim, kështu që kthimi ose ndërrimi i një porosie të pranuar e paguar ngarkohet gjithashtu me koston e transportit.
Më e sigurt është të kontrolloni vlerësimin e kohës së dërgesës në faqen e produktit, pasi varet nga disponueshmëria e produktit dhe masës. Në përgjithësi, nëse produkti është në stok, dërgesa merr 1-2 ditë pune për Kosovën🇽🇰, dhe 2-4 ditë pune për Shqipërinë🇦🇱 dhe Maqedoninë e Veriut🇲🇰. Produktet me porosi paraprake (pre-order) marrin më shumë kohë, siç tregohet në faqen e produktit.
Po, të gjitha porositë mund të hapen dhe inspektohen para se të bëhet pagesa. Nëse nuk e pranoni porosinë, nuk paguani asgjë — as për produktin, as për transportin. E vlerësojmë nëse na jepni një arsye të shkurtër për anulimin. Ju këshillojmë ta inspektoni produktin para pagesës.
Kompania e postës nuk e lejon provimin e produkteve para pagesës. Lejohet vetëm hapja dhe inspektimi i produktit për të verifikuar që është i njëjti si ai i reklamuar dhe që nuk ka dëmtime — gjë që ju inkurajojmë ta bëni gjithmonë.
Jo, pas bërjes së pagesës kthimi i produktit nuk është i mundur — kompania e postës nuk pranon kthime pasi dërgesa është dorëzuar. Prandaj ju këshillojmë ta inspektoni mirë porosinë para se ta pranoni dhe paguani; nëse në atë moment nuk e pranoni, nuk paguani asgjë.
Ndërrimi i masës ose produktit lejohet një herë për çdo blerje, brenda 24 orëve nga momenti i pranimit të dërgesës. Produkti i ndërruar duhet të jetë i papërdorur, i padëmtuar dhe me tiketë. Në rast ndërrimi, paguani koston e transportit dhe diferencën eventuale në çmim.
If you have an issue or question that requires immediate assistance, you can click the button below to chat live with a Customer Service representative.
Please allow 06 - 12 business days from the time your package arrives back to us for a refund to be issued.
Start typing to search for products...